Lënda: Matematikë |
Klasa: Tetë-VIII-
Tema:Rrethi Mjetet e punës: libri,lapsi,fletorja,hameri,kompasi,vizorja,tabela,shkumsi,... Strategjitë dhe teknikat: DDM[Di-Dua të di-Mësova] Përdorimi i teknologjisë informative :///////////////////////////////// Lidhja me lëndët e tjera:Fizikë,Gjeografi,Biologji,... Fjalori:rrethi,qendër,rreze,hark rrethor,kordë rrethore,diametër i rrethit. |
Qëllimet : |
Të vizatojnë rrethin kur dihet qendra dhe rrezja e tij.
Të identifikojnë harkun rrethor dhe kordën rrethore në një rreth . |
Objektivat: |
Mësojnë të vizatojnë rrethin , gjejnë të gjitha elelmentet e rrethit , dijnë të definojnë rrethin,dallojnë harkun prej rrethit si dhe të gjitha elementet e rrethit i krahasojnë në rreth, njehsojnë të gjitha sipërfaqet e rrethit , sektorit rrethor dhe segmentit rrethor, dijnë të definojnë të gjitha këto sipërfaqe ...
|
Kriteret e suksesit:
|
Mësojnë rrethin
Emërtojnë dhe vizatojnë elementet e rrethit Identifikojnë elementet e ngjashëm të rrethit me elementet tjerë të rrethit. |
Konteksti: |
Një prej qëllimeve është vetë fakti që nxënësit posedojnë njohurit paraprake dhe me këtë
shumë lehtë titullohet njësia e re mësimore ( Rrethi). |
Pjesa hyrëse –
|
Pas kontrollimit të detyrave të shtëpisë dhe me paraqitjen e disa shembujve paraprake,ndërlidhet njësia e re mësimore.Përdoren disa teknikat apo strategjitë si DDM ,Stuhi mendimesh.Parashtrohet pyetja se sa dhe qka dijnë nxënësit për rrethin...
|
Pjesa kryesore-
|
Pasi që nxënësit posedojnë njohuritë paraprake,njësia e re mësimore shumë lehtë mundë të titullohet nga ana e tyre.Analizohen njësitë paraprake duke i krahasuar ato me njësinë e re mësimore në drejtim të rrethit.Në vazhdim nx.duhet të dijnë elementet e rrethit,të dallojnë sipërfaqen rrethore me sektorin rrethor dhe segmentit rrethor si pjesë e sipërfaqes rrethore.
Më pas nx. duhet të dijnë ti definojnë këto elementet të rrethit.: |
Pjesa përfundimtare -
Të gjithë nx. punojnë nëpër grupe ,ku qdo grup me përfaqësuesit e tyre demostron në tabelë duke tentuar për ti zgjidhur detyrat të parashtruara nga libri dhe vetë arsimtari.Përfaqësuesit e grupeve demostrojnë dhe dëshmojnë se mësuan të gjitha për rrethin dhe mësuan të identifikojnë,krahasojnë dhe dallojnë të gjitha elementet e rrethit.
Më vonë ipen detyrat e shtëpisë...
Më vonë ipen detyrat e shtëpisë...